• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Haland, më i miri: Do të vazhdoj të shtyj përpara, kritikat i pres me buzëqeshje

01/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta “Marca” ka zbuluar listën e 100 futbollistëve më të mirë të sezonit 2022-‘23, ndërsa votat maksimale i ka marrë sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland. shdjk

Një juri e përbërë nga më shumë se 115 ish-futbollistë, gazetarë, analistë, ish-trajnerë dhe 10 mijë tifozë nga e gjitha bota, votuan për më të mirët e sezonit të fundit. Vinicius, Haland, De Bryjne, Mesi, Mbape e shumë emra të tjerë dominojnë renditjen speciale. Por askush nuk grumbulloi më shumë pikë sesa Haland. Sulmuesi norvegjez mori 5631 pikë, duke lënë pas Mesin dhe Viniciusin.

Në ambientet e klubit të Sitit fituesi i tripletës në sezonin e tij të parë në Angli mori trofeun “Marca” në prani të shokëve të tij dhe u shpreh se ky çmim e motivon që të jetë edhe më ambicioz në të ardhmen: “Faleminderit shumë, do të vazhdoj të shtyj përpara”. Ai e mbylli sezonin duke ngritur të gjithë trofetë e mundshëm dhe duke shënuar 52 gola në 53 ndeshjet zyrtare të luajtura me klubin gjatë sezonit 2022-‘23, sa asnjë lojtar tjetër në Europë.

Një makineri golash që është favorit për të fituar edhe çmimin e Lojtarit Më Të Mirë të UEFA-s dhe “Topin e Artë”.

“Ambicia ime e vetme është të fitoj gjithmonë ndeshjen e radhës”, thotë ndërsa kritikat e jashtme nuk e shqetësojnë: “Kur dikush më kritikon, përpiqem të buzëqesh. Asgjë nga këto nuk më prek. E vërteta është se nuk më pëlqen të flas shumë për veten time, nuk ndihem më i veçantë se askush. Kam ardhur te Siti për këtë, për të fituar trofe. Dhe po, mund të them se ka qenë sezoni im më i mirë. Por ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Ju falënderoj për çmimin. Më pëlqen shumë”.

I pranishëm gjatë ceremonisë ishte edhe trajneri Pep Guardiola, i cili tha për sulmuesin e tij: “Shpresojmë që të vazhdojë të njëjtën rrugë, sepse është një djalë i mirë dhe na ka ndihmuar shumë këtë sezon. Dëshira që ka për të mësuar është mbresëlënëse”. Futbollisti i parë spanjoll në listë është Rodrigo, një tjetër ylli i Sitit, të cilin Guardiola nuk nguron ta përsërisë se është mesfushori më i mirë në botë. Në listën e “Marca”-s ai zë vendin e gjashtë.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Zyrtare/ Patrick Kluivert ulet në stolin e klubit turk

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.