Thursday, 23. April 2026
Sport

ZYRTARE/ U aktivizua 6 muaj me Kukësin, mbrojtësi 29-vjeçar firmos kontratë 2-vjeçare në Portugali

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti i Kukësit, Tiago Ferreira, do të vijojë karrierën te skuadra e Leirias, teksa ka firmosur ditën e sotme një kontratë dy vjeçare.  

FERREIRA

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Mbrojtësi 29-vjeçar, së fundmi ishte pjesë e Trofenses, po në ligën e dytë portugeze, ndërkohë që në merkaton e verës zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Leirias.  

919665_med_.jpg

Për sa i përket Kukësit, me skuadrën verilindore, Tiago Ferreira, qëndroi vetëm 6 muaj. Ai u transferua më 4 gusht të vitit 2022, teksa shkëputi bashkëpunimin me Kukësit në janarin e 2023-it.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: