Thursday, 12. March 2026
Sport

VIDEO/ Goditja e Juventusit e nis si legjenda e Milani: Përshëndetje të gjithëve, të bukur e të shëmtuar

GS 02/07/2023 1 Min. Lesezeit

Timoti Ueah është zyrtarisht futbollist i Juventusit pas ditën e djeshme u prezantua nga bardhezinjtë. Sulmuesi amerikan transferohet te Juventusi nga klubi francez i Lilës dhe ky operacion i ka kushtuar Juventusit rreth 10 milionë euro.

w63oyaouh0cvcit1y3fi

Në fjalën e tij të parë si futbollist i Juventusit, Ueah e ka nisur me shprehjen e famshme të babait të tij, Xhorxh Ueah i cili thoshte “Përshëndetje të gjithëve, të bukur e të shëmtuar”.

Kështu nis edhe aventura e Timoti Ueah që në intervistën e parë shprehet i lumtur që ka firmosur me bardhezinjtë. “Përshëndetje të gjithëve, të bukur e të shëmtuar. Jam unë, Tim. Jam shumë i lumtur që jam bardhezi dhe shpresoj të shihemi sa më shpejt. Mezi po pres të luaj për ju dhe shpresoj të jap më të mirën”, shprehet Ueah.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: