Kampioni i Turqisë me Galatasaray, Milot Rashica ka komentuar periudhën e tij në Kosovë.
Rashica, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova, ku ka folur për shumëçka, mes tjerash ai ka treguar edhe pagën e parë të cilën e ka marrë si futbollist.
“Në Kosovë 150 euro më duket në muaj, atëherë u kanë, për atëherë u kanë sukses”, u shpreh Rashica.
Ndërkohë, Rashica vetëm gjatë sezonit të kaluar te skuadra turke është paguar mbi 1.8 milionë euro./Lajmi.net/