• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqiptari nga Kumanova, tregon si shpëtuan nga tifozët serb pas fitores së Prishtinës në Beograd

02/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me 16 tetor të këtij viti bëhen 40 vite nga fitorja e paharrueshme e Prishtinës kundër Cërvena Zvezdës në stadiumin “Marakana” të Beogradit, në elitën e futbollit të ish Jugosllavisë.

Prishtina pati fituar me rezultat 1:3.

Dhe, ky triumf historik nuk harrohet nga shqiptarët, por kujtohet me krenari të madhe.

Image

 

Amet Selimi

Përjetimet nga ajo ndeshje dhe fitore e madhe për mediumin nga Maqedonia “Open-TV” i sjell Amet Selimi (sot 56 vjec) nga fshati Mateç i komunës së Likovës (Kumanovë).

Ai tregon se si në atë kohë si 16 vjecar, së bashku me disa shokë, kishin shkuar të punojnë në Beograd.

“Unë me disa shokë patëm shkuar për të punuar në Beograd.

Dhe, ndeshjen Cërvena Zvezda – Prishtina e pritnim me shumë gëzim. Kemi qenë dhjetë veta nga Kumanova që vendosëm të shkojmë në stadiumin ‘Marakana’ për ta ndjekur ndeshjen. Ne u vendosëm në tribunën jugore të stadiumit.

Tifozët e Prishtinës që ishin mbi 2000 veta patën ardhur të organizuar në ndeshje dhe më duket se ishin të vendosur në tribunën lindore, ndërsa tribuna veri ku ishin ‘Delije’ ishte plotë me tifozë serb. Unë Cërvena Zvezdën kurrë se kam dashur, në atë kohë simpatizoja Partizanin”, e nis rrëfimin e tij Selimi dhe shtoi: “Provokimet e tifozëve të Zvezdës ‘Delije’ patën nisur që kur filloi ndeshja.

Nisën të ofendonin shqiptarët. Edhe ne nuk i linim keq, por ata kanë qenë të njohur për antishqiptari.

Dhe, sa kalonte koha atmosfera ndizej”.

Ai mban mend se goli i tretë i Prishtinës i kishte inatosur tifozët e Zvezdës, të cilët dëshironin t’i hanin të gjallë tifozët shqiptarë, e që në fund mezi kishin shpëtuar.

 “Më së shumti më kujtohet kur na sulmuan tifozët e Zvezdës, të ashtuquajturit ‘Delije’, pas golit të tretë të Prishtinës, që e shënoi Batroviqi. Ata donin të na mbytnin, disa i kanë rrahur, por për fatin tonë të mirë rojet e sigurimit të ndeshjes na i hapën dyert e stadiumit dhe disi shpëtuam.

E di që pastaj për brohoritje ‘eho’ janë dënuar shumë shqiptarë, pasi shteti në atë kohë konsideronte se kanë thirrur Enver Hoxha, e që në fakt ishin vetëm brohoritje sportive”, kujton Selimi tmerrin në Beograd.

Ai tregon se atë fitore nuk e harron kurrë në jetë.

“Po ne patëm shkuar që ta përkrahim Prishtinën. E kisha një shpresë se do të fitojë Prishtina dhe në fund ashtu doli. Ishte fitore e madhe, nuk mundem si ta përshkruaj, sikur sot ta fitosh Realin ose Barcelonën. Atë gëzim as sot e kësaj dite se harrojë”, tregon Selimi.

“Për fat të keq nuk kam ruajtur asnjë foto, të gjitha më janë djegur gjatë luftës së vitit 2001”, përfundon rrëfimin sportdashësi i madh Amet Selimi nga Kumanova.

 

Next Post

Buffon merr ofertë ‘statosferike’ nga Arabia Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.