E ardhmja e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mbetet ende në pikëpyetje.
Rashica ka përfunduar huazimin e tij njëvjeçar te Galatasaray dhe është rikthyer te klubi që e ka në pronësi kartonin e tij, Norwich City.
Mediat turke “Sabah” dhe “Fanatik” raportojnë se dëshira e lojtarit është të transferohet në Turqi te Galatasaray, anise në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe rivali më i madh i kampionëve të Turqisë, Fenerbahce.
Norwich City kërkonte 8 milionë euro për lirimin e Rashicës i cili ka kontratë edhe dy vite me klubin anglez.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit Norwich City po kërkon 10 milionë euro.
27-vjeçari nga Vushtrria iu bashkua Norwich Cityt nga Werder Bremeni në vitin 2021 për 11 milionë euro./Lajmi.net/