Thursday, 12. March 2026
Sport

“Ishi” i Dritës, Ardian Cuculi pensionohet nga futbollit në moshën 35-vjeçare

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi shqiptar, Ardian Cuculi është pensionuar nga futbolli aktiv.

  

Cuculi ka marrë vendimin për t’u larguar nga futbolli në moshën 35-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Këtë ai e bëri me anë të një video të publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Ai në video shihet duke i lënë atletet e tij në fushë, ndërsa në përshkrimin e videos shkruhet: “Takohemi në fusha tjera”.

Cuculi, i lindur në Maqedoninë e Veriut, së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërkohë që më parë karrierë ka bërë edhe te Drita në Kosovë e Partizani i Tiranës dhe Kukësi në Shqipëri./Lajmi.net/

  


Teilen: