Thursday, 12. March 2026
Sport

Bajerni dhe Milani mbeten thatë, kampionët e Europës blindojnë një nga heronjtë e tripletës

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Milan dhe Bajern Mynih janë në kërkim të një mbrojtësi dhe dy klubet kishin hedhur sytë nga Anglia, duke qenë se Kili Uokër del si lojtar i lirë verën e ardhshme por këtë sezon mund të largohet me një kosto më të ulët.

uoker

Megjithatë, duket se kursi ka ndryshuar në ditët e fundit dhe klubet duhet të shohin për një tjetër alternativë. Mediat angleze raportojnë se Guardiola ka bindur mbrojtësin për të firmosur kontratën e re për sezonin që vjen dhe për të mbetur pjesë e skuadrës që shkroi historinë duke fituar tripletën.

Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe Uokër mund të mbetet në Angli edhe për më gjatë se një sezon. Ka qenë vetë dëshira e Guardiolës për të mbajtur në skuadër mbrojtësin 33-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: