Thursday, 12. March 2026
Sport

Bajern Mynih bën goditjen e parë të madhe, planifikohen vizitat mjekësore për një kampion

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Bajern Mynih e ka nisur merkaton e verës me një goditje të madhe duke afruar në skuadër mbrojtësin që doli kampion me Napolin, Kim Min Jae.

Bajern LOGO

26-vjeçari nga Korea e Jugut ka treguar një formë të jashtëzakonshme ne Napolin këtë sezon dhe ra në sytë e shumë skuadrave në Europë mes të cilave ishin Junajtid e Bajern Mynih. Këta të fundit ishin më konkretë me ofertën e tyre duke paguar klauzolën prej 50 milionë eurosh.

Mbrojtësi do të mbërrijë në Mynih ditën e nesërme dhe të mërkurën do të kryejë edhe vizitat mjekësore para se të zyrtarizohet nga bavarezët. Nga transferimi në Mynih, Kim merr edhe një rritje të konsiderueshme të pagës e cila nga 2.5 milionë euro shkon në 7.5 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: