Thursday, 12. March 2026
Sport

“Nuk ka lidhje me Murinjon”, dizenjatori i Serisë A shpjegon përjashtimin e gjyqtarit që u tall me portugezin: Do jetë në VAR

GS 03/07/2023 2 Min. Lesezeit

Përjashtimi i gjyqtarit Marko Serra nga ndeshjet e këtij edicioni në futbollin italian ka lënë të mendohet menjëherë se kjo kishte lidhje me polemikën e famshme të tij me Zhoze Murinjon. Gjyqtari i katërt u tall me portugezin pas një reagimi të këtij të fundit dhe Murinjon e përjashtuan me të kuq në atë sfidë.

murinjo

Pas hetimeve, Serra ia hodhi pa u lagur nga komisionet disiplinore, por tashmë ka ardhur vendimi që e lë atë jashtë listës së gjyqtarëve të Serisë A për këtë edicion. Një vendim i cili sipas dizenjatorit Xhanluka Roki, nuk ka të bëjë me incidentin në fjalë.

“Përjashtimi i tij ka qenë ekskluzivisht për çështje teknike. Zgjedhja nuk erdhi nga zënka me Murinjon. Edhe nëse ka bërë gabim dhe e kemi thënë që nuk ka qenë në 100% në atë situatë, ai pastaj qëndroi në shtëpi për disa javë dhe kishte një çështje disiplinore e cila më pas u mbyll. Por në sezonin e ardhshëm do të jetë në VAR, sepse na ka dhënë gatishmërinë e tij për një gjë të tillë”, tha dizenjatori i Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: