• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jo vetëm Tonali, ja largimet e dhimbshme nga Milani

03/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamtumira e Sandro Tonalit mbase do të jetë e fundit për këtë verë, por me siguri jo e fundit në historinë e Milanit. Teksa mesfushori do të paguhet thuajse 10 milionë në sezon, klubi do të arkëtojë 80 milionë.

tonali

Sidoqoftë, ndër vite, klubit dhe sidomos tifozëve, u është dashur të shohin beniaminë që largohen. Disa mbyllin karrierën, të tjerë nuk dëshirohen e të tjerë akoma shiten. Më poshtë, po ju servirim disa nga “lamtumirat” më të bujshme të Milanit.

IBRA E TIAGO – Ashtu si Tonali, edhe Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silva u detyruan të largoheshin. “Për të mirën e Milanit”, iu tha nga drejtuesit e kohës, ndërkohë që në arkat kuqezi përfunduan 65 milionë euro. Edhe lojtarët kërkuan yjet për të ndaluar transferimin, por në Paris sapo kishin mbërritur sheikët, të cilët nuk kurseheshin për asgjë.

4 SENATORË – 13 maji 2012 është një datë ikonike për milanistët. Sedorf, Inzagi, Gatuzo e Nesta paraqiten për herë të fundit me fanellën e “djallit”. Vetëm “SuperPipo” ndaloi, të tjerët vijuan karrierat e tyre në, Brazil, Zvicër dhe Indi.

KAKA – Edhe Kaka u shit për arsye të ngjashme me ato të Tonalit. Lajmin e dha vetë braziliani, teksa ishte i grumbulluar me kombëtaren. Në arkat kuqezi 65 milionë euro që ndihmuan Galianin e Berluskonin të ruanin disi bilancet e klubit. Me të njëjtin qëllim u largua edhe Kaka duke sjellë miliona, por edhe shumë trishtim. Ai do të rikthehej te Milani në 2013, por kontrata dyvjeçare u ndërpre pas vetëm një sezoni.

SHEVA – Një tjetër thikë në zemrat milaniste ishte ajo që erdhi nga largimi i Andrij Shevçenkos, i cili zgjodhi Londrën për një përvojë ndryshe, por edhe për të ndihmuar fëmijët të mësonin anglishten, të cilën, me sa duket, nuk e kishin mësuar siç duhej nga mamaja e tyre amerikane. Milani përftonte 45 milionë euro, teksa vetë Berluskoni komentonte shitjen si pasojë e vullnetit të bashkëshortes së ukrainasit.

ALBERTINI – Më shumë se një dekadë si kuqezi dhe pesë tituj të shoqëruar me një Kupë Kampionesh e shumë trofe të tjerë. Ja që në verën e 2002- shit edhe një ikone si Demetrio Albertini iu desh të largohej nga Milanit. Huazim tek Atletiko e Madridit dhe shitje te Lacio për një mesfushor që mbase do të kishte merituar më shumë respekt.

LEGJENDA – Xhorxh Ueah, holandezët Gulit e Rajkard, pa harruar Saviçeviçin me Desainë janë të tjera shitje të bujshme të Milanit ndër vite. Herë arsye taktike e herë disiplinore, por me siguri që Sandro Tonali nuk është largimi i vetëm i dhimbshëm i përjetuar nga milanistët.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayern nuk ndalet për Kane, Rummenigge merr përsipër transferimin e anglezit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.