Kilië Mbape e ka të pamundur që të qëndrojë jashtë qendrës së vëmendjes. Të qenit në syrin e të gjithëve është bërë pjesë e përditshmërisë së tij, shkon me karakterin e tij dhe ai nuk mund ta evitojë atë. Për të tretin vit radhazi, francezi ka vendosur të jetë pikë referimi në treg. E si mund të ndodhte ndryshe, me Realin e Madridit si shoqërues në udhëtimin e tij.
Ndonëse këtë herë në rolin e një spektatori shumë të interesuar për atë çfarë po ndodh rreth francezit. Në fakt planet e Realit të Madridit ishin ndryshe, por me situatat që ndryshojnë ditë pas dite, duket se “los blancos” kanë nisur të kuptojnë se do ta kenë shumë të vështirë të përfshijnë në organikën e tyre në këtë sezonin sulmuesin francez.
Në qendrën stërvitore të Realit në Valdebebas nuk janë indiferentë rreth asaj çfarë po ndodh me sulmuesin, por mendimi që ata kanë kristalizuar për të ardhmen e francezi tregon për një futbollist “të burgosur” nga paratë dhe se e vetmja gjë që ka bërë ka qenë ekspozimi i dëshirës së tij për të mos rinovuar kontratën e tij aktuale (2024) dhe për të respektuar atë që është nënshkruar. Problemi të cilin ka hasur Mbape është se “kafazi i artë” në të cilin ai ka jetuar vitin e fundit ka bërë që ai të lërë pak pas dore futbollin.
Nuk ka dyshim që sulmuesi është sportisti më i paguar në botë për shkak të koncepteve të ndryshme, ato që shkojnë paralelisht me futbollin modern, si bonusi i transferimit, rinovimi i kontratës dhe çfarë do arritje tjetër të mundshme. Janë miliona të shumtë, të panumërt që ai fiton në Paris dhe që disa prej tyre mund t’i humbasë nëse shkon tek Reali i Madridit.
Pikërisht këtë gjë nuk dëshiron Mbape. Ai nuk dëshiron të humbasë asnjë qindarkë nga ato çfarë fiton në Paris ndaj është në kërkim të një kontrate sa më të mirë për vetë atë. Në këtë histori, me këtë qëndrim, ata që e dinë se kush fiton më shumë janë pikërisht Fajza Lamari – mamaja dhe agjentja e lojtarit – presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi dhe vetë sulmuesi.
Sipas gazetës spanjolle “Marca” kampioni i Francës me PSG-në kërkon plot 240 milionë euro në këtë sezon në rast se do të largohet nga Parisi këtë verë. Po ashtu sipas “Marca”-s, në Madrid janë të sigurt se Mbape nuk do të vijë këto dy muaj në Madrid, por vetëm më 1 janar 2024 nëse do të ndodhë vërtet kështu.
PANORAMASPORT.AL