Xhek Grilish ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në suksesin historik të Mançester Sitit ku fitoi tripletën. Sulmuesi i krahut të majtë u kthye në protagonist edhe te festimet pas suksesit, ku shpesh herë shfaqej i dehur duke e tepruar jo pak me alkoolin.
Megjithatë, Grilish kërkon të japë një mesazh tjetër jashtë festave. Në një vilë luksoze me vlerë 6 milionë paund, Grilish do të hapë edhe një bar për pije… jo alkoolike. Duke qenë se në vilën e tij luksoze ofrohen facilitete si palestër, pishinë apo fusha golfi e tenisi, është menduar që të ketë edhe pijë pa alkool.
Ky bar do të menaxhohet nga e fejuara e tij Sasha Atvud e cila është një modele 27-vjeçare që merret me palestër. Në Angli janë të shumtë ata që dyshojnë se diçka e tillë mund të realizohet nga Grilish, duke ditur lidhjen e këtij të fundit me alkoolin megjithatë mbetet për t’u parë në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL