Nejmar po kalon një moment të vështirë ku pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për shumë kohë, tashmë duhet që të përballet edhe me probleme ligjore në Brazil dhe me një gjobë të majme.
Ylli brazilian ka ndërtuar një liqen artificial në vilën e tij, mirëpo për të bërë diçka të tillë duhet leje e posaçme por Nejmar nuk e ka marrë. Kështu, shteti e ka gjobitur me 3.3 milionë dollarë, duke qenë se më parë ishte paralajmëruar për diçka të tillë.
Në fakt ishte menduar një gjobë 1 milionëshe, por sjellja e Nejmarit ka ndikuar jo pak. Pasi u paralajmërua për gjobën e majme, ai ka ftuar shokët e tij dhe ka organizuar një festë në liqen, duke organizuar edhe një “kampionat noti” mes shokëve.
PANORAMASPORT.AL