• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shifrat e frikshme të pagave të Barçës, katalanasit paguajnë paguajnë 440 milionë euro në sezon

04/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona vazhdon të paguajë shuma kolosale parash për blerjet gati pa kriter të bëra nga paraardhësi i Laportës në zyrën e presidentit, Josep Maria Bartomeu. Disa paga, që kanë bërë që klubi i Barçës të tejkalojë të gjitha limitet e vendosura nga “Fair Play” Financiar dhe të mos nënshkruajë lojtarë të rinj në kushte të barabarta me të mëdhenjtë e tjerë në Europë.

barcelona

Një handikap i madh në përpjekjet e klubit për të formuar një ekip konkurrues, sepse me këto paga stratosferike, Barça ka rënë në “kurthin” e rregullit të 50%, domethënë për çdo euro që ata kursejnë nga zbritja e masës së pagave mund të firmosin vetëm për gjysmën! Por sipas gazetës “Marca”, nëse analizohen me sukses shifrat e skuadrës së Barçës, shihet se pagat nuk janë aq të larta dhe se ka faktorë të tjerë që e pengojnë klubin të nënshkruajë normalisht.

Gazeta spanjolle në fjalë ka pasur akses në këto shifra dhe krahasuar me atë që u konstatuan dy vite më parë, shihet se klubi nën drejtimin e presidentit Laporta ka bërë një punë të madhe dhe efektive në uljen e faturës së pagave. Drejtori Mateu Alemani ka qenë personi i ngarkuar për uljen e këtyre parametrave. Nuk ishte e lehtë, por klubi e ka arritur me ndihmën e Jordi Krojfit dhe trajnerit Ksavi në fushën sportive dhe Eduard Romeut dhe presidentit Laporta në aspektin financiar.

SITUATA E PAGAVE – Ajo që skuadra i kushton klubit në paga shkon në 386 milionë euro. Kësaj shume i shtohet edhe ajo e lojtarëve të huazuar, që arrin në 54 milionë. Klubi ka kursyer rreth 20 milionë euro nga prishja e marrëveshjes me Umtitin, ndërkohë që po punohet edhe për largime të tjera të kushtueshme, siç është Lengle. Mes skuadrës së parë dhe lojtarëve të huazuar, masa e pagave te Barcelona shkon deri në 440 milionë euro. Për gazetën “Marca”, kjo nuk është një sasi e ekzagjeruar. Janë dy faktorë të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejt në tejkalimin e “Fair Play” Financiar të Barcelonës, 91 milionë euro nga seksionet e tjera dhe ulja drastike e të ardhurave nga arkëtimet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Futbollisti Shpresave firmos në Ligën e Tretë gjermane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.