• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nis puna në shtëpinë e Juventusit, drejtori i ri sportiv pritet nga të gjithë përveç… Alegrit

04/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristiano Xhuntoli do të jetë drejtori i ri i Juventusit dhe pa humbur kohë ka nisur menjëherë nga puna. Ditën e sotme ai ka mbërritur në zyrat e Juventusit për t’u prezantuar me stafin teknik dhe atë administrativ me përjashtim të Masimiliano Alegrit.

xhuntoli

Trajneri bardhezi është ende në pushime dhe do të rikthehet në krye të detyrës pas pak ditësh pasi Juventusi nis zyrtarisht përgatitjet në datën 10 korrik. Drejtori Xhuntoli do të ketë një takim me presidentin e klubit dhe drejtorin administrativ, teksa do të diskutohet për merkaton.

Fillimisht, torinezët duhet të menaxhojnë lojtarët që nuk janë në planet e klubit dhe bëhet fjalë për Artur, Mek Keni, Zakaria, Aleks Sandro apo edhe Pelegrini e më pas për të menduar shitje që mund të sjellin të ardhura të konsiderueshme.

Drejtuesit janë të hapur për të pritur ofertat karshi Vlahoviçit apo edhe Kiezës ndërkohë që do të hidhen edhe “grepat” e parë në merkato për të afruar futbollistë të rinj pasi aktualisht me Juventusin ka firmosur vetëm Tim Ueah.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Beson te Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.