Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao në një video të shpërndarë në rrjetin social “YouTube” ka folur për transferimet në Arabinë Sauditë, për largimin e Tonalit si dhe për Milanin e fanellën me numër 10.
Transferimet në Arabinë Saudite- “A jam i befasuar?… Nuk jam i befasuar… Pak a shumë! Sepse kam folur me Kristianon për kampionatin saudit, kur luajtëm ndaj Interit (Superkupën e Italisë, në janar) dhe ai më tha “lojtarë të mëdhenj do të vijnë së shpejti këtu, në Arabi. Kështu që pak a shumë isha i vetëdijshëm se tregu arab do të revolucionarizohej, sepse ata kanë fuqi shumë të madhe financiare. Dhe Ronaldo më tha gjithashtu se liga saudite do të bëhet shumë e fortë. Me nënshkrimet që po shihen, mendoj se do të bëhet një ligë shumë interesante”.
Tonali- “Ai ishte një lojtar i rëndësishëm për ne, nuk e prisja që të largohej. Ai bënte diferencën në mesfushë dhe unë e pashë atë si trashëgimtar të Gatuzos, sepse ai ishte gjithmonë një lojtar i Milanit. E kisha atë në klub për shumë vite”.
Fanella me numër 10- “Është një numër i rëndësishëm, një numër që të sjell përgjegjësi. Pas 4 vitesh në klub, duke qenë në gjendje të përdor një numër kaq të rëndësishëm… Unë gjithashtu dua të jap gjithçka si një mënyrë për të falënderuar klubin tim, i cili më jep mundësinë ta përdor atë dhe të kem përgjegjësinë për të ndihmuar ekipin tim”.
Shoku më i mirë tek Milani- “Shkoj mirë me të gjithë, Benaser, Salmakers, Bukajoko, Menja, Adli, Balo-Ture etj…”.
PANORAMASPORT.AL