Thursday, 12. March 2026
Sport

Inter i thotë lamtumirë Brozovic, klubi falenderon “Epikun” për kontributin e jashtëzakonshëm

GS 04/07/2023 1 Min. Lesezeit

Inter i ka thënë lamtumirë Brozovic. Me një postim të publikuar në rrjetet sociale të klubit, zikaltërit kanë dashur të shpalosin paraqitjet dhe trofetë e mesfushorit kroat që sapo ka kaluar te Al Nassr.

Brozovic ka qenë pika kyçe, themeli i klubit të Interit për shumë vite me radhë, një nga mesfushorët më të mirë të Serie A dhe jo vetëm.

Në 330 ndeshje për Interin të luajtura në 8 sezone, kroati ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 43 herë, por ka ngritur edhe 5 trofe./h.ll/abcnews.al

Teilen: