Thursday, 12. March 2026
Sport

Interi “shtang” sërish Milanin, Brozoviç mund të zëvendësohet me objektivin kryesor të merkatos së “Djallit”

GS 04/07/2023 1 Min. Lesezeit

Interi është gati që të “shtang” sërish Milanin në merkaton e verës, i cili pas transferimit të Markus Turam është vënë në ndjekje të një tjetër objektivi të kuqezinjve.

kamada

Bëhet fjalë për Daiçi Kamada, i cili prej kohësh ka pranuar ofertën e “Djallit”, por zyrtarizimi po mungon, duke bërë që japonezi të ndryshojë mendje.

“FCInterNews” raporton se agjenti i 26-vjeçarit është i lodhur nga Milani dhe ka nisur të bisedojë me Interin.

Nga ana tjetër, zikaltërit e shikojnë si mundësi të mirë Kamadën për të zëvendësuar Brozoviçin, duke parë që japonezi është një lojtar i lirë pasi i dha fund aventurës me Aintrahtin e Frankfurtit.

Gjithsesi objektivi kryesor i Interit vazhdon të jetë Davide Fratezi, me italianin që gjithashtu ka shprehur se dëshiron të luajë me zikaltërit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: