Milani dhe Sasuolo kishin një takim ditën e sotme për të diskutuar mbi të ardhmen e Davide Fratezit.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, kuqezinjtë i kanë ofruar Sasuolos 20 milionë euro dhe sulmuesin Lorenzo Kolombo.
Gjithsesi duket se negociatat mes klubeve janë ndërprerë pasi dëshira e mesfushorit është të bashkohet me Interin.
Për këtë arsye duket se zikaltërit kanë pasur gjithashtu biseda me italianin, të cilat duken të avancuara dhe marrëveshja pritet që të arrihet shumë shpejtë.
Duket se dhe Sasuolo është e gatshme që ta shesë Fratezin te Interi, duke parë që kjo është dhe dëshira e lojtarit.
PANORAMASPORT.AL