Barcelona ka arritur marrëveshjen me Atletiko Paranaense për të transferuar 18-vjeçari brazilian, Vitor Roke.
Çdo gjë ka përfunduar dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit katalanas, që prej kohësh ishte në gjurmët e 18-vjeçarit.
Gjithsesi Roke do të bashkohet me blaugranat verën e ardhshme, teksa një vit do të luaj si i huazuar në Brazil te Atletiko Paranaense.
PANORAMASPORT.AL