• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përjashtohet nga Europa për trukimet e 10 viteve më parë, UEFA konfirmon vendimin për klubin spanjoll

04/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i Osasunës nuk ka arritur t’i gëzohet kualifikimit në Ligën e Konferencës në këtë edicion. Skuadra spanjolle ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA, e cila e ka përjashtuar për shkak të trukimeve të ndeshjeve nga ky klub rreth 10 vite më parë.

osasuna

Gjykata sportive në Spanjë ka dënuar Osasunën pas shumë vitesh të kaluara në sallat e gjyqeve, për trukimet e rezultateve të ndeshjeve në La Liga në sezonin 2013-2014, kur nëpërmjet pagesave ndaj klubeve të tjera, dakordësohej për rezultate të caktuara që i mundësonin mbijetesën në La Liga.

UEFA bëri të ditur dy javë më parë se kishte përjashtuar Osasunën nga Liga e Konferencës, pasi ky klub kishte siguruar pjesëmarrjen me vendin e 7 në kampionat. Ndërsa sot, ishte vetë klubi i cili në një komunikatë zyrtare konfirmoi se i njëjti vendim kishte qëndruar në fuqi nga Komisioni i Apelit të UEFA-s, me KAS-in e Lozanës që mbetej e vetmja zgjidhje për këtë situatë.

Ndonëse spanjollët bënë të ditur se do të drejtoheshin te gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit për të kthyer vendimin e UEFA-s, precedentët e saj bëjnë thuajse të pamundur që kjo çështje të ketë një rrjedhë ndryshe. Kështu, në vend të Osasunës, në këtë aktivitet pritet të shkojë Atletik Bilbao që u rendit në vendin e 8 në kampionatin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një talent për portën “bavareze”, Bayern Munich pas “gardianit” gjeorgjian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.