Friday, 13. March 2026
Sport

Goditje “big” e Nderim Nexhipit, transferon te turqit e Manisas mesfushorin që ka luajtur në Premier Ligë 

GS 04/07/2023 1 Min. Lesezeit

Nderim Nexhipi nisi pak ditë më parë një aventurë të re, teksa u gradua drejtor sportiv i skuadrës turke të Manisas që militon në Ligën e Parë.

NEXHIPI

Goditja e parë e nderim Nexhpit, në merkaton e Manisës, ishte Kerim Frei, mesfushori 29-vjeçar, që bashkohet me skuadrën bardhezi, pas aventurës në Superligë me Karagumruk, ku për 2 sezone u aktivizua 29 ndeshje, duke shënuar 3 gola. 

Bëhet fjalë për një lojtar me CV tepër të pasur, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Premier Ligës me Fulhemin, si dhe Beshiktashit.

Eksperienca e Freit, do të jetë një ndihmë e madhe për skuadrën e Manisës. Mesfushori u prezantua ditën e sotme, në praninë e drejtorit Nderim Nexhpi. Objektivi i ekipit ku bën pjesë drejtori shqiptar këtë sezon është ngjitja në elitën e futbollit turk.  

ekipet

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: