Friday, 13. March 2026
Sport

Skuadra nga Theranda triumfon

GS 05/07/2023 1 Min. Lesezeit

Partizani – Ballkani zhvilluan këtë të martë një ndeshje miqësorë në “Kukës Arena”, ndërsa ndodhen në fazën përgatitore në prag të ndeshjeve të Champions League.

“Vëllazërorja” u fitua me rezultatin 1-2 nga skuadra nga Theranda, që gjeti avantazhin që në minutën e dytë.

Golat për Ballkanin u realizuan nga Rrahmani dhe Korenica.

Ndërsa për Partizanin rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Da Silva, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’.

Teilen: