Friday, 13. March 2026
Sport

Nën urdhërat e Pochettino, Armando Broja stërvitet me ekipin

GS 05/07/2023 1 Min. Lesezeit

Disa ditë pasi Chelsea zyrtarizoi ardhjen e trajnerit të tyre të ri, Mauricio Pochettino kanë vijuar me punën.

Ditën e djeshme, skuadra londineze zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e argjentinasit.

  

Në këtë seancë nuk mungoi as prania e yllit shqiptar, Armando Brojës, transmeton lajmi.net.

Ai kreu ushtrime në palestër me grupin dhe më pas doli në fushën e blertë.

Sulmuesi ‘kuqezi’ mungoi për një kohë të gjatë pas operacionit në gjurin e djathtë dhe tashmë është duke punuar fortë për të gjetur formën e tij më të mirë fizike.

Ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë./Lajmi.net/

  


Teilen: