Friday, 13. March 2026
Sport

Interi në kërkim të një sponsori për sezonin e ri, reklama e finales zë një tjetër vend në fanellë

GS 05/07/2023 1 Min. Lesezeit

Interi po përgatitet për sezonin e ri megjithatë zikaltërit ende nuk e kanë prezantuar uniformën e re. Kjo mbetet edhe si peng i mungesës së një sponsori duke qenë se fanella e sezonit të ri do të jetë e kompletuar edhe me sponsorin kryesor dhe atë që mund të jetë pas shpine.

paramount

Në finalen e Championsit dhe 2 ndeshjet e fundit në kampionat, Interi kishte në fanellë kompaninë kinematografike “Paramount +”. Ky sponsor do të vazhdojë të mbetet në uniformën e Interit por ndryshe nga finalja, do të vihet në pjesën e mbrapme të fanellës, poshtë numrit të futbollistit.

Në pjesën qendrore, Interi është mes dy kompanive ajrore. “Wizz Air” dhe “Korean Air” kanë paraqitur ofertat e tyre për të qenë sponsor i zikaltërve por këta të fundit ende nuk e kanë vendosur se cila do të jetë reklama në fanellë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: