Friday, 13. March 2026
Sport

Gjërat bëhen serioze për Herri Kejn, vetë Tuhel shkon në shtëpinë e anglezit për ta bindur. Zbulohen kushtet

GS 05/07/2023 1 Min. Lesezeit

Bajerni vazhdon të jetë në ndjekje të Herri Kejn, me anglezin që shihet si pjesëza e duhur për të kompletuar skuadrën.

kejn tuhel

Gjithsesi duket se është e vështirë që Totenhemi ta lëshojë yllin anglez, teksa Bajerni ka rritur ofertën në 100 milionë euro.

Nga ana tjetër, Tomas Tuhel ka zgjedhur që ta takojë personalisht sulmuesin e Spërsave, duke i shkuar në shtëpinë e tij në Londër.

Siç bën me dije “Bild”, Kejn i ka kërkuar Tuhelit që objektivi i tij është të fitojë Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: