Galatasaray është duke provuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Unitedit, Anthony Elanga.
Kampioni i Turqisë është duke hasur në vështirësi për ta mbajtur Milot Rashicën që edicionin e kaluar ishte huazim, andaj ka projektuar një nënshkrim të suedezit.
Mediumi turk “Aksam” raporton se Galatasaray përpos Elangas po e tenton edhe mbrojtësin e krahut Alex Telles.
Dyshja nuk janë në planet e Erik ten Hag dhe “Djajtë e Kuq” kanë dhënë dritën jeshile për t’i larguar nga “Old Traford”.
Man Unitedi do të ishte i hapur për të pranuar ndonjë ofertë modeste nga klubi turk, që po vazhdon përforcimet para rikthimit në Ligën e Kampionëve.
Sa i përket Rashicës, anësori këmbëshpejtë është rikthyer te Norwich City mirëpo po e ëndërron nënshkrimin me Galatasaray derisa kërkohet edhe nga Fenerbahce dhe Besiktas.