Friday, 13. March 2026
Sport

Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e yllit brazilian

GS 05/07/2023 1 Min. Lesezeit

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit brazilian, Vitor Roque.

Roque, i lindur në vitin 2005, do të luajë për Barcelonën pasi që është arritur marrëveshja mes kampionit spanjoll dhe Athletico Paranaense, transmeton lajmi.net

  

Bëhet e ditur se puna e dokumenteve është e kryer. Marrëveshja është rregulluar dhe Barça e Athletico Paranaense tani janë duke kontrolluar vetëm dokumentet.

Plani momental është që Vitor Roque t’i bashkohet Barçës në janar të vitit 2024./Lajmi.net/

  


Teilen: