Friday, 13. March 2026
Sport

E BUJSHME/ Al Khelaifi nxjerr zyrtarisht në shitje Mbape: Nuk do lejojmë që të largohet falas

GS 05/07/2023 2 Min. Lesezeit

Kilian Mbape është në shitje. Këtë e ka konfirmuar sot para mediave Naser Al Khelaifi, i cili ka bërë të qartë se vendimi i lojtarit për të mos rinovuar kontratën, shtyn klubin që të kërkojë largimin e tij që në këtë verë.

MBAPE

Në prezantimin e Luis Enrike si trajneri i ri i klubit, Al Khelaifi u është përgjigjur vetëm një herë pyetjeve rreth të ardhmes së sulmuesit francez, i cili është tema më e nxehtë në këtë klub që kur vendosi të mos rinovonte kontratën e tij duke e mbyllur atë ekzistuese në vitin 2024. PSG nuk ka ndër mend ta lejojë të largohet falas, pas investimeve të rëndësishme ekonomike që ka bërë për të, ndaj Al Khelaifi konfirmoi se pa rinovimin, francezi cilësohej në shitje.

“Pozicioni ynë është shumë i qartë. Nëse Mbape kërkon të qëndrojë, ne kërkojmë që të qëndrojë, por duhet të firmosë një kontratë të re. Nuk mund të lejojmë që të largohet gratis. Ai nuk po mendon që të largohet gratis. Nëse dikush ka ndryshuar mendjen e tij, nuk është faji ynë”, theksoi presidenti i klubit francez para mediave, duke hapur kësisoj skenarë të rëndësishëm të merkatos.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: