Samuel Çukvueze është kthyer në një nga objektivat kryesorë të merkatos së Milanit. Por për të blerë sulmuesin nigerian nuk do të jetë e thjeshtë, pasi spanjollët presin ofertë të rëndësishme për 24-vjeçarin dhe italianët nuk duket se janë në gjendje ta bëjnë një të tillë.
Këtë e ka bërë të qartë edhe presidenti i Vijareal, Fernando Roig, i cili duke folur para mediave për të prezantuar sezonin e ri, thumboi kuqezinjtë që nuk bënin një ofertë zyrtare për futbollistin edhe pse kishin shprehur hapur pëlqimin për të.
“Nëse Milani ka të njëjtin interes si kur erdhi për të blerë Musakion… ‘prapakthehu dhe në shtëpi’. Në atë rast, ata erdhën dhe thanë ‘Ne e duam futbollistin, por nuk kemi para’”, tregoi presidenti i Vijarealit duke qeshur para gazetarëve, teksa bëri të qartë në këtë mënyrë se për momentin italianët nuk kishin bërë asnjë hap konkret.
PANORAMASPORT.AL