Friday, 13. March 2026
Sport

U largua nga Barça në vitin 2021, klubi spanjoll i ka ende 30 milionë euro borxh Messit

GS 06/07/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi u largua nga Barcelona për shkak të problemeve financiare të klubit në vitin 2021 për të luajtur më pas për PSG, por klubi katalanas ende i ka borxh para argjentinasit.

Kështu ka pranuar për “La Vanguardia” presidenti i Barcelonës Joan Laporta. Ai theksoi se Messit i detyrohen paga të cilat janë shlyer dhe do të jepen deri në vitin 2025.

Presidenti nuk tha se sa para i detyrohet argjentinasit, por media si “Cronica Global”, konfirmojnë se borxhi shkon në 30 milionë euro./ h.ll/abcnews.al

Teilen: