Friday, 13. March 2026
Sport

Kim “justifikon” De Ligtin, ja 10-ëshja më e mirë difensive për 2023-shin

GS 06/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mediumi prestigjioz “ESPN” ka përpiluar listën me 10 mbrojtësit më të mirë për sezonin 2022-2023.

fgg

Ruben Dias nga kampi i Mançester Sitit është zgjedhur si mbrojtësi më i mirë, duke lënë në dy vendet e tjera të “podiumit” Gvardiol të Lajpcigut dhe David Alaba. Vendi i katërt mban si “padronë” Uilliam Salibanë.

Futbollisti francez dha kontribut të rëndësishëm në prapavijën e “topçinjve”, ndonëse jo efikase sa t’u garantonte titullin në Premier Ligë. Militao, Araujo, Vand Dijk, Lisandro Martinez dhe Bastoni plotësojnë 9-ëshen, duke i lënë pjesë nga “torta” e “më të mirëve” në mbrojtje edhe afrimit më të ri të Bajernit në rrugë formale, fjala është për Kimin.

26-vjeçari po përjeton orët e fundit si lojtarë i Napolit dhe shumë shpejt pritet zyrtarizmin në Mynih. Surpriza më e madhe përkon me mungesën e Matajs de Ligt, i cili pavarësisht tempit të kënaqshëm nuk ia doli të ishte në “top-10”-she.

63.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: