Friday, 13. March 2026
Sport

Ilir Daja në Champions pa ish-mesfushorin e Superiores

GS 07/07/2023 1 Min. Lesezeit

Janë publikuar sot listat e skuadrave që do të luajnë në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Nga Kosova, Ballkani merr pjesë si skuadra kampione, teksa trajneri Ilir Daja shpreson që të përsërisë historinë e sezonit të shkuar ku luajti në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do të luajë ndaj Ludogorets dhe në prag të këtij takimi është publikuar lista me lojtarët e grumbulluar.

Për Ilir Dajën janë heronjtë e sezonit të fundit, që fituan titullin me përjashtim të atyre që kanë mbyllur bashkëpunimin.

Një emër i ri në listë, është emri i portieri Enea Koliçi që firmosi vetëm pak ditë më parë.

Ndërkohë, Vesel Limaj është mesfushori më i ri i kampionëve por ende nuk është prezantuar si edhe në listën e skuadrës, ai mungon.

Teilen: