Friday, 13. March 2026
Sport

Xheko rikujton humbjen në Champions: I trishtuar pas finales së Stambollit, ja goli më i bukur

GS 07/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Fenerbahçes, Edin Xheko ka dhënë një intervistë për FBTV. Ai është ndalur tek humbja e finales së Ligës së Kampioneve si dhe goli i tij më i bukur.bgf

“Ishte emocionuese, por në fund të lojës ishim të trishtuar që humbëm kundër Mançester Sitit. E di atmosferën në Stamboll, stadiumet janë shumë të bukur sepse luan para tribunave të plota. Jam i emocionuar që e përjetoj dhe e shoh atë atmosferë. Kur fola me lojtarët boshnjakë që kanë luajtur këtu para meje ma konfirmuan këtë gjë. Me kalimin e kohës, liga turke ka arritur në një nivel shumë më të mirë”.

Goli më i bukur? “Është e vështirë të zgjedh, por më i bukur është ai që kam shënuar me fanellën e Romës ndaj Çelsit në Champions. Kam pasur një emocion të madh”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: