Shkodran Mustafi duhet të kërkojë një sistemim të ri për karrierën e tij. Mbrojtësi shqiptar i cili përfaqësoi Gjermaninë në arenën ndërkombëtare dhe u shpall Kampion Bote në vitin 2014, nuk ia ka dalë të lërë shenjë në vitet e fundit që pas largimit nga Arsenali në 2021.
Transferimi te Shalke ishte një dështim, ashtu si edhe ai më pas te Levante ku në dy sezone ka luajtur vetëm 14 ndeshje në kampionatin spanjoll, si pasojë e dëmtimeve apo zgjedhjeve teknike. Kësisoj, me mbylljen e marrëveshjes ekzistuese me klubin valencian, Levante bëri të ditur se nuk do të rinovonte kontratën e 31-vjeçarit.
Tanimë Mustafi do të jetë një futbollist i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij, teksa mendohet një kthim në Gjermani apo një tjetër aventurë spanjoll. Por fillimisht, lojtari duhet të gjejë edhe një herë formën e tij më të mirë, që e ka penalizuar ndjeshëm në vitet e fundit në karrierën e tij.
PANORAMASPORT.AL