Saturday, 14. March 2026
Sport

Milionat arabë nuk i tundojnë të gjithë, Simeone refuzon ofertën e çmendur

GS 08/07/2023 1 Min. Lesezeit

Diego Simeone nuk ka ndër mend që të braktisë Atletiko Madrid. Trajneri argjentinas i madrilenëve kishte marrë një ofertë marramendëse në ditët e kaluara nga vendi saudit, por e ka kthyer mbrapsht me një “jo, faleminderit”.

Diego-Simeone

Trajneri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Atletikon dhe për kontributin që ka dhënë te Altetiko, klubi nuk do ta pengonte në cilindo vendim që do të merrte. Nga kjo përfitoi Al Ahli i cili raportohet se i ka bërë një ofertë marramendëse me një rrogë të paimagjineushme për trajnerët në Europë.

Megjithatë, “ESPN” bën të ditur se trajneri e ka refuzuar duke shpjeguar se dëshiron që të përmbushë kontratën që ka me madrilenët para se të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen e tij. Ky do të jetë sezoni i 13 i Diego Simeones në pankinën e Atletiko Madrid.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: