Rrugëtimi i Kosovës në eliminatoret e Euro 2024 nuk ka shkuar ashtu siç shpresonin ”Dardanët” të cilët nuk kanë regjistruar ende fitoren e parë në ndeshjet e luajtura deri tani. Pas 3 barazimeve në ndeshjet e para, erdhi një humbje e papritur përballë Bjellorusisë, e cila kishte 2 vite pa regjistruar një sukses në ndeshje zyrtare
Humbja 2-1 e Kosovës i kushtoi pankinën trajnerit Alen Zhires, por si për çudi i ka kushtuar pankinën edhe trajnerit të Bjellorusisë, Georgi Kondratjev. Suksesi ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk ka sjellë qetësinë për trajnerin i cili ishte vënë në epiqendër të kritikave kohët e fundit për shkak të mungesës së rezultateve.
Federata Bjelloruse e Futbollit ka zyrtarizuar shkarkimin e Kondratjev teksa ka nisur kërkimi për një tjetër teknik i cili të drejtojë ekipin në vijimin e kualifikueseve. Bjellorusia dhe Kosova gjenden në Grupin I të kualifikueseve në të cilin bëjnë pjesë edhe Zvicra, Rumania, Izraeli dhe Andorra.
PANORAMASPORT.AL