Saturday, 14. March 2026
Sport

Arrihet marrëveshja, kampionët e Gallatasarait paguajnë 7 milionë euro për kartonin e futbollistit shqiptar

GS 08/07/2023 1 Min. Lesezeit

Në Turqi nuk ka dyshime për të ardhmen e Milot Rashicës! Raportohet se kampionët e Gallatasarait, kanë arritur akordin total dhe do të blejnë përfundimisht kartonin e shqiptarit të Kosovës. 

1-46-600x360-1

Rashica e kaloi sezonin e fundit si i huazuar te gjiganti turk nga anglezët e Noruiçit.  

Gallatasarai u shpall kampion në Superligën e Turqisë, teksa Rashica ia doli të lë gjurmë dhe kjo duket të jetë arsyeja pse klubi insistoi për transferimin e tij. 

27-vjeçari regjistroi 30 paraqitje zyrtare, 23 prej të cilave ishte në formacionin e titullarëve. 

Ai luajti për 1950 minuta në total, teksa kontribuoi me gjashtë gola dhe shtatë asistime. 

Sipas gazetarit nga “Millyet”, Nevzat Dindar, Gallatasarai, tashmë ka siguruar shërbimet e futbollistit nga Vushtrria.  

Klubi nga Stambolli thuhet se do t’i paguajë 7 milionë euro Noruiçit për këtë transferim. 

Milot Rashica do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, teksa paga e tij do të jetë 1.5 milionë euro. 

Zyrtarizimi i sulmuesit të Kosovës te Gallatasarai besohet se do të bëhet së shpejti. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: