Saturday, 14. March 2026
Sport

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese! Transferimi te klubi i ri, Kallaku feston me… Superkupën  

GS 08/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sherif Kallaku u transferua në këtë merkato vere, nga skuadra e Teutës, te rumunët e Sepsit, të cilët mbrëmjen e sotme, arritën të triumfonin në finalen e Superkupës, duke mposhtur kampionët e Farul Konstanta, me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Gheorghe në minutën e 47-të.

sepsi

Një atmosferë elektrizuese u regjistrua në stadiumin “Ilie Oana” të Ploiestit, teksa në fund ishte skuadra e Kallakut që festoi.  


Për sa i përket mesfushorit shqiptar, ai nuk u aktivizua në këtë përballje, duke e ndjekur ndeshjen nga stoli. Vlen të theksohet fakti që në sezonin që sapo u mbyll, skuadra e Sepsit, fitoi Kupën e Rumanisë, ndërkohë që Farul Konstanta fitoi kampionatin. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: