Saturday, 14. March 2026
Sport

Interi kërkon portierin e Bayern

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i Bayern Munich dhe kombëtares zvicerane, Jann Sommer ka mundësi të vazhdojë karrierën në kampionatin italian. Inter është i interesuar për shërbimet e portierit. Zikaltërit janë duke përgatitur një propozim për transferimin e lojtarit.

Gjiganti italian po e konsideron zviceranin si zëvendësues të Andre Onan, i cili është gati të firmosë me Manchester United, sipas Fabrizio Romano.

Kujtojmë se Sommer u transferua te Bayern në dimrin e vitit 2023 nga Borussia Monchengladbach. Ai bëri 19 paraqitje për Bayernin sezonin e kaluar, duke pranuar 25 gola. Në shtatë takime, portieri e mbajti portën të paprekur. /G.D abcnews.al/

Teilen: