Valter Zenga njihet nga tifozët e Interit si një nga portierët më të mirë në historinë e zikaltërve. Në 473 ndeshje me fanellën e Interit, ai fitonte dy herë Ligën e Europës, 1 titull kampion dhe 1 herë Superkupën e Italisë.
Zenga është pyetur për merkaton e zikaltërve dhe si një ish-portieri i është kërkuar një mendim për Anatoli Trubin, ndërkohë që u pyet edhe për mundësinë që mund të ketë për të drejtuar Interin.
“Të jem i sinqertë nuk e njoh mjaftueshëm Trubin që të jap një mendim dhe të bëj një gjykim për të. Shumë veta pretendojnë se e njohin dhe japin mendime të gabuara por unë jo, nuk flas pa e njohur.
Të drejtoj Interin? Në jetë duhet që të jemi realistë. Unë jam ëndërrimtar por jo i ëndrrave absurde. Sigurisht që dua të shkoj në shtëpi. Ndoshta do të ndodhë por me një tjetër rol. E konsideroj veten me fat sepse kam veshur fanellën e skuadrës së preferuar 473 herë”, u shpreh Trubin.
PANORAMASPORT.AL