Antonio Kasano njihet tashmë në Itali si një ish-sulmues që në rolin e opinionistit flet pa doreza. Ish-futbollistit italian i është kërkuar mendim për disa nga trajnerët në Itali dhe ai nuk i ka kursyer sulmet e kritikat.
“Mazarri? E dua shumë, por justifikohet shumë. Jo është bari i gjatë, jo është fusha e lagur, jo po fryn shumë erë. Gjëra të kësaj natyre ka shumë por mendoj se është njeri i mirë. Ne kurrë nuk sulmonim, bënim një gjysmë aksioni dhe në konferencë shtypi ai thoshte që kemi dominuar të gjithë ndeshjen. Një herë i thashë “profesor, çfarë dreqin po thua”.
Trajneri i Italisë U21? Imagjinoni, aq shumë nuk e duroja dot sa pretendoja se isha i dëmtuar vetëm që të mos stërvitesha me atë. E vetmja gjë pozitive që federata ka bërë është që nuk e lanë të stërvitë më.
Italia U21? Përveç një kombëtareje debilësh dhe idiotësh, kishte edhe 7 veta që fituan Botërorin ndërsa atë nuk e pamë që të bënte diçka”, u shpreh Kasano.
PANORAMASPORT.AL