Gjiganti holandez, Ajax ka përditësuar për gjendjen shëndetësore të shefit ekzekutiv të klubit, dhe ish-portierit, Edwin van der Sar.
Dje u bë e ditur se Van der Sar ka pësuar një gjakderdhje në tru gjatë pushimeve me familjen e tij në Split të Kroacisë, transmeton lajmi.net.
Ish-portieri i Manchester United u dërgua menjëherë me helikopter në spital për trajtim të mëtutjeshëm.
Tani, Ajaxi e ka bërë të ditur se Van der Sar do të mbetet në kujdes intensiv.
“Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajaxi e ndan këtë lajm përmes Annemarie van der Sar, gruas së Edwin. Familja Van der Sar, së bashku me Ajax, është mirënjohëse dhe tejet e prekur nga mesazhet e shumta dhe përkrahja e madhe”, shkruante në komunikatën e klubit./Lajmi.net/
Edwin van der Sar will remain in intensive care for the time being. His condition is stable but still concerning.
Ajax shares this information on behalf of Annemarie van der Sar, Edwin’s wife.The Van der Sar family, along with Ajax, is grateful and deeply touched by the many… pic.twitter.com/4UPRNAnMn6
— AFC Ajax (@AFCAjax) July 8, 2023