Legjenda e Interit, Luisito Suarez, fituesi i tre titujve të Serie A dhe dy Kupave Evropiane, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.
‘Nerazzurrët’ njoftuan vdekjen e ish-mesfushorit të tyre të dielën në mëngjes, përcjellë lajmi.net.
“Lojtari perfekt që me talentin e tij frymëzoi brezat. Ciao, Luisito”, shkroi Interi në Twitter.
Sipas Repubblica, 88-vjeçari ishte i sëmurë prej disa muajsh dhe vdiq ‘i qetë’ i rrethuar nga të dashurit e tij.
Suarez ka lindur në La Coruna të Spanjës në 1935 dhe iu bashkua Interit nga Barcelona në 1961 për një tarifë rekord prej 311 miliardë lira italiane pasi fitoi Topin e Artë në 1960.
Ai luajti nën trajnerin legjendar të Interit, Helenio Herrera dhe ishte një nga mesfushorët më të mirë në historinë e ‘Nerazzurrëve’.
Gjatë kohës së tij në klub, ai fitoi tre tituj të Serie A, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale. Ai gjithashtu u bë kampion evropian me Spanjën në 1964.
Pas nëntë sezonesh me Nerazzurrët, ai kaloi tre vitet e fundit të karrierës së tij si lojtar në Sampdoria.
Blucerchiati gjithashtu ka nderuar Suarez në Twitter, duke shkruar ‘Ciao Luisito’./Lajmi.net/
A unique talent and an Inter great.
Grande Inter’s number 10 who took our colours to the top of Italy, Europe and the World.“If you don’t know what to do, give the ball to Suarez.”
Ciao, Luisito#FCIM pic.twitter.com/yXVzZCpTW3— Inter (@Inter_en) July 9, 2023