Saturday, 14. March 2026
Sport

Futbolli anglez lë në hije Italinë, paradoks me sponsorët e fanellave mes Sitit dhe Interit

GS 09/07/2023 1 Min. Lesezeit

Të ardhurat që klubet e Premier Ligës përfitojnë gjatë një sezoni janë të shumta dhe sidomos kur bëhet fjalë për sponsorët e klubeve. Kështu, së fundmi një ofertë faraonike i ka ardhur kampionëve të Europës, Mançester Sitit.

siti

“Qytetarët” kanë marrë një ofertë nga një kompani që kërkon të reklamohet në uniformat e stërvitjes. Vetëm për këtë, “Asahi Super Dry 0.0%” është e gatshme të ofrojë 20 milionë paund në mënyrë që Siti të vendosë logon në fanellën stërvitore.

Ndërkohë, ndryshe është situata në Itali. Interi ka arritur akordin me “Paramount” dhe do të përfitojë 20 milionë euro në sezon. Por, ndryshimi është se Interi do ta ketë sponsor kryesor në fanellat e ndeshjes ndërsa Siti do të përfitojë 20 milionë paund vetëm në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: