Nejmar ka pasur një periudhë të vështirë në kohët e fundit. Pas gjobave nga shteti dhe sherreve në disko, braziliani është kthyer edhe në të padëshiruar për tifozët e skuadrës së tij të cilët edhe kanë protestuar kundër yllit brazilian.
Së fundmi, në drejtim të Nejmar ka mbërritur një ofertë e majme nga MLS, por emri i klubit nuk është publikuar ende. Në ofertën për Nejmar, përfshihet një pagë që mund ta kënaqë sulmuesin por gjithashtu edhe një ofertë që bind klubin parisien për ta shitur.
Por, emërimi i Enrikes në krye të stolit ka ndryshuar situatën. Ai ka shprehur dëshirën që të ketë Nejmarin në skuadër për sezonin e ri duke qenë i bindur se mund të ndryshojë sjelljen e lojtarit dhe ta bëjë që të jetë sërish protagonist. Në këtë mënyrë, Nejmar duket se do të mbetet në Paris për të paktën edhe një sezon e më pas do të shihet.
PANORAMASPORT.AL