Marko Tardeli, kampion bote me Italinë e 1982-shit është rikthyer të flasë për merkato. Ai ka vlerësuar atë të ekipeve milaneze duke u fokusuar te shitja e Sandro Tonalit.
“Merkato ndryshon, por Sandro në këto momente ia vlen për 70 milionë euro. Ndoshta nuk ka cilësitë e Pirlos, por është një lojtar i fortë. Personalisht më pëlqen më shumë Barela, megjithatë më vjen e vështirë të bëj dallime se cili prej tyre është më i fortë”, ka deklaruar ish-mesfushori që në karrierë ka veshur fanellat e Juventusit, Interit, Komos dhe Pizës.
I pyetur se çfarë do të kishte bërë nëse do të ishte në vend të një lojtari italian, të cilit i ofrohen shumë para, Tardeli, tashmë 68-vjeçar, tha: “Kur isha rreth 20 vjeç më erdhi një ofertë nga Lidsi, por Juventusi nuk pranoi të më shiste e unë qëndrova më gjithë qejf. Sot kanë ndryshuar gjërat dhe me siguri që Tonali duke pranuar Njukasëllin ka siguruar jetën e fëmijëve të tij”.
PANORAMASPORT.AL