Chelsea thuhet se është i gatshëm të paguajë një shumë prej 150 milionë eurosh për të marrë Moises Caicedo dhe Romeo Lavia përpara sezonit të ardhshëm.
Blutë po parashikojnë të kenë një mesfushë krejt të re pasi përfunduan në vendin e 12-të në Premier League sezonin e kaluar. Ata janë ndarë me N’Golo Kante, Mason Mount, Mateo Kovacic dhe Ruben Loftus-Cheek deri më tani.
Sipas Fichajes, trajneri i Chelsea-t, Mauricio Pochettino po synon të ndërtojë një mesfushë solide rreth 125 milionëshit Enzo Fernandez. Trajneri argjentinas u ka thënë drejtuesve të klubit që të nënshkruajnë me Caicedo dhe Lavia së shpejti.
Caicedo, 21 vjeç, ka qenë protagonist i zërave të merkatos pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera për Brighton sezonin e kaluar. Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asiste në 53 ndeshje. Çmimi për të siguruar shërbimet e tij është 100 milionë euro.
Lavia, nga ana tjetër, konsiderohet si një nga perspektivat më të mira në Angli kohët e fundit. Ai luajti në 34 ndeshje për Southampton pasi transferimit për 11 milionë euro nga Manchester City verën e kaluar.
Një mesfushor mbrojtës, me vizion loje dhe shumë punëtor, belgu aktualisht vlerësohet 50 milionë euro nga Shenjtorët. Përveç Chelsea-t, për të interesohen edhe Liverpool-i me Arsenal-in.