Harry Maguire mund të humbasë kapitenin te Manchester United.
Gjatë javës së ardhshme, skuadra do të zhvillojë zgjedhjen e kapitenit të ri.
Sipas raportimit të ‘The Sun’, Bruno Fernandes është i preferuari i skuadrës edhe nëse Maguire qëndron në klub.
Kështu portugezi pritet të marrë shiritin e kapiteni të ‘Djajve të Kuq’.
Erik ten Hag ka treguar se Maguire nuk është në planet e tij afatgjata, me këtë të fundit që pritet të largohet./Lajmi.net/